EMRI/ Vlorë, zjarri i shkrumbon banesën, e moshuara vdes në pragun e derës

202

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, teksa një 85-vjeçare ka humbur tragjikisht jetën, si pasojë e një zjarri të rënë në banesën e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kallarat, ku e moshuara Gastere Strati ka qenë vetëm në banesë, në momentin që ka rënë zjarri, për shkak të dëmtimit të oxhakut.

Ajo ka tentuar të dalë jashtë, por nuk ja ka dalë dot, duke ndërruar jetë pranë derës. Nga hetimi i ekspertëve mjekoligjorë ka rezultuar se ngjarja ka qenë aksidentale.