EMRI/ Shqiptari kapet me drogë në Caserta të Italisë, dërgohet në paraburgim

200

Mediat italiane shkruajnë se një shqiptar 30 vjeç është arrestuar mbrëmjen e kaluar, pasi iu gjet një sasi lëndë narkotike.

Shqiptari posedonte 30 gramë kokainë të pastër, të cilën dyshohet se e shpërndante për persona që ishin përdorues droge. Ai u arrestua në banesën ku jetonte në Teano Versano. I arrestuari është shtetasi nga Shqipëria, Angjelo Veshi, 30 vjeç.

Veshi u kap me drogë, ndërsa dyshohet se e shpërndante lëndën narkotike nëpër zonë tek persona që ishin përdorues të rregullt.

Po ashtu, atij iu gjetën edhe 1500 euro të gatshme, për të cilat dyshohet se i kishte përfituar si rrjedhojë e aktivitetit kriminal. Shqiptari u dërgua në paraburgim, ndërsa do të presë procesin gjyqësor në ngarkim të tij.