EMRI/ Shkon me shokët në Llogora, zhduket pa lënë gjurmë i riu nga Vlora. Apeli i miqve (Foto)

601
Fabio Bashllari është një 18-vjeçar i cili raportohet se ka humbur në Llogara të Vlorës. Sipas informacionit te publikuar ne rrjetet sociale, ai kishte shkuar në Llogara për një udhëtim me miqtë, por i riu nuk është bërë më i gjallë.
Apeli i familjes dhe miqve ne FB:
Një djalë 18-vjeçar nga Vlora, Fabio Bashllari, ka humbur në mjegullat e Llogarasë. Familja bën thirrje për ndihmë dhe ka publikuar foton e tij për ta ndihmuar ta gjejnë, kushdo që mund ta ketë parë.
Fabio Shkoi në Llogara për një udhëtim me miqtë, por i riu Fabio Bashllari nuk është bërë më i gjallë.
Ai u humbi 4 shokëve nga sytë për shkak të mjegullës dhe pavarësisht kërkimeve të dëshpëruara nuk është parë më që nga mbrëmja e djeshme.
Familja dhe miqtë janë në ankth për fatin e 18-vjeçarit nga Vlora dhe kërkojnë ndihmën e të gjithë banorëve.
Kush e ka parë në zonë, ose ka informacion të kontaktojë në numrin e mëposhtëm: 0686801107
Ju falenderojmë!
Sigal