Emri “San Leon Energy PLC” është emri i 13 fals i firmës që po zhvat 800 milionë naftë në vit në detin e Durrësit

860
Ndërsa kërkojmë të mbrojmë naftën në pjesën jugore të detit, të cilën kërkon të na i rrëmbejw Greqia, në Durrës vetëm pak milje larg bregut të detit një firmë tjetër kërkimi e prodhimi hidrokarburesh, po vjedh 100% naftën me vulën dhe firmën e shtetit shqiptar. Është kompania “San Leon Energy PLC”, e cila tashmë ka marrë të drejtën e plotë e të vetme, për të marrë naftën nga deti shqiptar në Durrës e për ta shitur ku të dëshiroj ajo. Në datën 26 prill 2013, qeveria shqiptare, rifreskoi një vendim të saj të vitit 2011, me “arnim” të qëllimshëm ligjor, me përmbajtje antikushtetuese, duke i krijuar hapësira abuzimi koncesioni të lirë e të pakontrolluar ndaj naftës shqiptare në detin e Durrësit, 100% në favor kompanisë “San Leon Energy PLC”. 
Kompani fantazmë, që përdoret si emër fals
Kjo kompani, sipas burimeve të plota të gazetës “Telegraf”, me emrin “San Leon Energy PLC” është një kompani fantazmë, vetëm si sigël emërtese e cila vepron në Durrës, duke kërkuar e nxjerr naftë në det, pa pasur asnjë të dhënë zyrtare e publike nga shteti prej nga vjen. Nuk dihet se çfarë firme është. Nuk dihet se sa i ka kapitalet. Nuk dihet se sa punëtorë ka. Nuk dihet veprimtaria konkrete në 13 shtete që ka vepruar. Nuk ka dosje shoqëruese në kontratën koncesionare se cila është pastërtia e penale e ligjore e kësaj firme. Nuk dihet, se çfarë emri real ka. Nuk dihet se cilët janë pronarët ligjor të firmës. Nuk dihet se çfarë bilancesh prodhimi e shpim-kërkimi ka në Shqipëri. Nuk dihet, se sa e ka detyrimin fiskal në tatime, dogana, në mjedis, në përqindje aksioni me shtetin shqiptar. Nuk dihet, se ku e çon natën që nxjerr në detin e Durrësit. Por dihet, që emrin “San Leon Energy” PLC”, nuk e ka emrin e saj, por e ka “maskë” të një firme tjetër e cila ka ndryshuar emrin fillestar, pas marrjes së licencës së koncesionit, kur ka nisur aktivitetin në detin e Durrësit me naftën shqiptare. Në 1 vit të aktivitetit të saj fillestar, firma që fshihet pas emrit “San Leon Energy” PLC”, nuk ka shlyer detyrimin koncesionar dhe detyrimin fiskal prej ndaj shtetit shqiptarë në vlerën 213 milionë dollarë. Në pazar të pisët me “gangot” dhe kapot e shtetit shqiptar, firma ndryshoi emrin dhe vazhdoi koncesionin me emrin “San Leon Energy” PLC” e cila sipas dosjes që gjendet ë prokuroria shqiptare, rezulton të jetë vetëm një copë tabelë emërtese, mbasi në fakt, firmë me keët emër nuk ekziston në asnjë shtet të botës si aktivitet nafte e as si aktivitet agrobizensi, apo kancelarie. Kujtojmë që ndryshimi i emrit, ndodhi në datën 26 prill 2013, kur “San Leon Energy PLC”, njoftoi se kishte nënshkruar një marrëveshje të re të amenduar me shtetin shqiptar, me ndarje prodhimi për bllokun e naftës së detit të Durrësit, duke marrë 100 për qind të aksioneve të këtij koncesioni, ndërsa shteti me dëshirën e tij nuk ka as 0.1% aksione në këtë aktvitet. Ky ndryshim antiligjor, me përmbajtje të plotë krim ekonomik-financiar në dëm të shtetit shqiptar, u nënshkrua nga ish-zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Enno Bozdo dhe Kryetari Ekzekutiv i kompanisë “San Leon Energy” PLC”, një individ anonim që është prezantuar vetëm ditën që hodhi firmën në kontratë dhe nuk duket, por që thuhet se sipas letrave e ka emrin “Oisin Fanning”.
Pazari me firmën fantazmë “San Leon Energy” PLC” ka nisur më 12 janar 2011
Ka qenë data 12 janar 2011, kur shteti shqiptar, pa asnjë informacion publik, miratoi licencën për kërkim-shpim nafte në bllokun “Durrësi” në det në favor të kompanisë irlandeze “San Leon” dhe partnerit të saj, kompanisë australiane “Beach Energy”, ku firma “San Leon Energy” PLC” zotëronte 75% të interesit të pjesëmarrjes në bllok, kurse“Beach Energy” 25%, por që më pas iu dhën 100% firmës “San Leon Energy” PLC”. Më saktë, kemi të bëjmë me një vendim “Për miratimin e marrëveshjes hidrokarbure shtesë të kontratës me ndarje prodhimi, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (më parë e njohur si Ministria e Industrisë dhe Energjetikës) së Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, dhe Island International Exploration B.V. e Beach Energy Limited, për bllokun “Durrësi” (në det), Shqipëri”. Ky vendim që tashmë njeh si firmë reale, firmën fantazmë “San Leon Energy” PLC” është ripërtëritje e vendimit Nr. 562, datë 27.8.2004 “Për miratimin e marrëveshjes me ndarje prodhimi, ndërmjet Ministrisë së Industrisë dhe të Energjetikës të Republikës së Shqipërisë dhe OMV (Albanien) “Adriatic Sea Exploration Gmbh e Lundin Netherlands B.V”., për kërkimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në bllokun “Durrësi” në detin Shqiptar”, të nënshkruar nga kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano. Blloku i Durrësit përmban një fushë gazmbajtëse kondesat, të pa vënë në shfrytëzim “A4-1X” e zbuluar në vitin1993, në një distancë 30 kilometra nga bregdetit jugor i Shqipërisë. Zbulimi ka treguar një potenciali burimesh me rreth 150 miliardë këmbë kub [1 këmbë=28,3168466litra] gaz dhe 38 milionë fuçi kondensat.
—————————————————————– 
Dy VKM që favorizojnë vjedhjen e firmës “San Leon Energy” PLC” 
Vendim i KM nr. 383, datë 6.6.2012 
“PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES ME NDARJE PRODHIMI PËR KËRKIMIN, ZHVILLIMIN DHE PRODHIMIN E HIDROKARBUREVE NË DET NË SHQIPËRI, BLLOQET 2, 3 DHE 4 TË ADRIATIKUT, NDËRMJET “ALBPETROL”, SHA-SË, DHE SHOQËRISË “EMANUELLE ADRIATIC ENERGY LIMITED” 
Në mbështetje të pikës 2 të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 13 të ligjit nr. 7746, datë 28.7.1993 “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave 3206 VENDOSI: 
1. Miratimin e marrëveshjes me ndarje prodhimi për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në det në Shqipëri, blloqet 2, 3 dhe 4 të Adriatikut, ndërmjet “Albpetrol”, sh.a.-së dhe shoqërisë “Emanuelle Adriatic Energy Limited”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. 
2. Ngarkohet Minstria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi. 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. 
KRYEMINISTRI 
Sali Berisha
————————————————————————–
VENDIM Nr. 588, datë 30.5.2013 
“PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES HIDROKARBURE, SHTESA E DYTË E MARRËVESHJES ME NDARJE PRODHIMI, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA AGJENCIA KOMBËTARE E BURIMEVE NATYRORE (AKBN) DHE SAN LEON DURRËSI B.V., PËR BLLOKUN “DURRËSI” (NË DET), SHQIPËRI Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 13 të ligjit nr. 7746, datë 28.7.1993 “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Miratimin e marrëveshjes hidrokarbure, shtesa e dytë e marrëveshjes me ndarje prodhimi, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) dhe San Leon Durrësi B.V., për bllokun “Durrësi” (në det), Shqipëri, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. 
————————————–
Marrëveshja e shtetit shqiptar, që bën pazare me firmën ka ndryshuar emrin 13 herë
“Kjo marrëveshje hidrokarbure shtesë e dytë (në vijim “MHS” e dytë), lidhet ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore të Republikës së Shqipërisë (në vijim “AKBN”) dhe San Leon Durrësi B.V. (në vijim “San Leon”) është bërë dhe pranuar në datën 16.7.2013. Në vijim, San Leon do të referohet si “Kontraktori”, gjithashtu, AKBN-ja dhe Kontraktori në vijim do të referohen si “Palët”. Duke pasur parasysh se, më 27 maj 2004 është lidhur kontrata me ndarje prodhimi ndërmjet AKBN-së (ish-NPA) dhe Kontraktorit (ish-OMV-ja (shqiptare) Adriatic Sea Exploration GmbH dhe Lundin Netherlands BV), e cila është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 562, me datë 27 gusht 2004 dhe hyn në fuqi më 27 gusht 2004 (në vijim KNP); dhe se më 7 shtator 2010 është lidhur marrëveshja hidrokarbure shtesë ndërmjet AKBN-së dhe Kontraktorit (ish-Island International Exploration B.V. dhe Beach Energy Limited), që ka ndryshuar KNP-në, e cila miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 42, me datë 12 janar 2011 dhe hyn në fuqi më 31 janar 2011 (në vijim “MHS”); dhe Duke pasur parasysh: i) letrën e AKBN-së me datë 27 maj 2004 dhe nr. prot. 596, që miraton transferimin e 50% të interesave në bllokun e Durrësit (në det) nga OMV-ja (shqiptare). “Adriatic Sea Exploration GmbH tek Island Rockall JV Limited””; ii) njoftimin e transferimit me datë 28 shtator 2007 për transferimin e 50% të interesave në bllokun e Durrësit (në det) nga Island Rockall JV Limited tek Island International Exploration BV; iii) njoftimin e transferimit me datë 31 tetor 2007 për transferimin e 50% të interesave në bllokun e Durrësit (në det) nga Lundin Netherland BV tek Island International Exploration BV; iv) letrën e AKBN-së me datë 11 mars 2008 dhe nr. prot. 525, që miraton transferimin e 25% të interesave në bllokun e Durrësit (në det) nga Island International Exploration BV (aktualisht San Leon Durrësi B.V., pas ndryshimit të emrit më 13 shtator 2011) te Beach Petroleum Limited, që sipas njoftimit me datë 11 janar 2010 ndryshon emrin në Beach Energy Limited; dhe v) letrën e AKBN-së me datë 16 shkurt 2012 dhe nr. prot. 1150, që miraton transferimin e 25% të interesave në bllokun e Durrësit (në det) nga Beach Energy Limited, te San Leon. Paragrafi 2.9 KNP (ndryshuar nga MHS) zëvendësohet me paragrafin në vijim: “Interesat pjesëmarrëse të shoqërive janë si më poshtë: San Leon Durrësi B.V. 100%.”.
————————————————
Në numrat e ardhshëm, do të lexoni fakte të reja lidhur me miliona dollarë detyrime fiskale që firma “San Leon Energy” PLC” nuk ka paguar në shtet, afro 400 milionë euro deytrime kontraktuale, licesnimi, detyrim prodhimi nga nzjerrja e shitja, detyrim shfrtyëzimi hapësie detare, leje e taksë mjedisore shqiptare e ndërkombëtare, qëllimim e vërtetë të fshehjes së identitet të firmës etj.
Sigal