Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka përshëndetur ndryshimet kushtetuese në Maqedoni që zyrtarizuan emrin e ri të shtetit fqinj, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Kryetarja e LSI-së e quajti zhvillim pozitiv, zbatimin e marrëveshjes së Prespës, e cila sipas saj i hap rrugën e anëtarësimin në NATO dhe BE, Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu Kryemadhi theksoi se kjo marrëveshje është një kontribut i drejtpërdrejtë për forcimin e paqes në Rajon.

Në fund të mesazhit të saj të publikuar në Twitter, Monika Kryemadhi vlerësoi rolin, shumë pozitiv sipas saj, të faktorit shqiptar në këtë zhvillim historik.