EMRI/ I dënuar me gjashtë vite burg për drogë, arrestohet 70 vjeçari nga Lazarati

449
Sigal

Një 70-vjeçar nga Lazarati, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia për drogë, ka rënë sot në pranga.

Gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia e Gjirokastrës mëngjesin e sotëm, u bë e mundur arrestimi i të moshuarit Sali Gjolleshi.

Ky i fundit ishte dënuar me 6 vite burg për veprën penale ‘Prodhim e shitje të lëndëve narkotike’.