Emri/ I dënuar me 10 vite burg për drogë në Itali, arrestohet 45-vjeçari

446
Sigal

Një 45-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ka rënë në prangat e policisë.

Burime zyrtare bene me dije se Shpëtim Pepa, banues në fshatin Gradishtë te Belshit u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Florences në Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për kapjen e persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Interpol Tirana pas një pune të mirë organizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Shpëtim Pepa, 45 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Belsh. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Florences/ Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.