EMRAT/ Udhëtonin me shpejtësi në errësirë, makina përplaset me bordurën, tre persona rëndë në spital

489
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Laç, ku automjeti është përplasur me bordurën e një rruge.

Si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë identifikuar si: Hajrie Dika, Festim Dika dhe Klementina Mesi.

Të gjithë të plagosurit janë në gjende të rëndë për jetën dhe janë sjellë me urgjencë në spitalin e Traumës.

Mendohet se si pasojë e aksidentit është bërë shpejtësia me të cilën po udhëtonin personat në makinë.