EMRAT/ Pogradec, përplasen dy makina, plagosen shoferët dhe një pasagjere

533
Sigal

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të diel në Pogradec. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për rrjedhojë, janë lënduar dy shoferët dhe një pasagjere. Të lënduar kanë mbetur drejtuesit Adrian Haxhi dhe Martin Hamzallari.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 12.01.2020, në rrugën nacionale Pogradec-Tiranë, në dalje të qytetit të Pogradecit, mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin A.H., 45 vjeç, banues në Pogradec, është përplasur me një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin M.H., 32 vjeç, banues në Pogradec.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja S.K., 52 vjeçe, pasagjere në mjetin tip “Renault”, të cilët u dërguan në Spitalin e Pogradecit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.