EMRAT/ Komisioni ad hoc voton për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, të pranishëm ambasadorët e SHBA e BE

643
Komisioni ad hoc ka votuar sot për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Ardjan Hajdari, Ina Rama, Sokol Como, Natasha Mulaj, Luan Daci, Albana Shtylla, janë zgjedhur me votim të fshehtë anëtarët e Kolegjit të Apelimit.
Pas balotazhit me Etleva Mazrekajn, Rezarta Shuetzh, është zgjedhur anëtarja e 7 e Kolegjit.
Ermira Koco Decka dhe Mimoza Tasi u votuan kandidate për zëvendesuese të Kolegjit të Apelimit.
Në procesin e votimit të fshehtë për anëtarët e Kolegjit të Apelimit, ishin të pranishëm edhe ambasadorët e SHBA dhe BE-¬së në vendin tonë.

Komisioni Ad Hoc me 6 anëtarë u mblodh për Përzgjedhjen e Kandidatëve për krijimin e institucioneve të rivlerësimit sipas ligjit Nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Sigal