Emrat/ KLD i propozon Presidentit emërimet e magjistratëve

591
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, mbledhjen plenare, e cila nisi me propozimin për emërimet përfundimtare të magjistratëve, të cilët kanë përfunduar vitin e tretë të Shkollës së Magjistraturës, viti akademik 2014-2015, profili gjyqtar, në vendet e vëna në dispozicion të tyre nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Në përfundim të diskutimeve, si dhe mbështetur në rezultatet e procesit të shortit të realizuar, Këshilli vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e magjistratëve si më poshtë:
Znj. Matilda Fetau, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan;
Z. Besmir Stroka, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër;
Znj. Ina Hoxhaj, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec;
Znj. Armela Hasantari, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Z. Paulin Çera, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës;
Znj. Esmerilda Habili, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë;
Z. Gentian Marku, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë;
Znj. Nertila Kape, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër;
Znj. Yrfet Shkreli, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet;
Në përputhje me rendin e ditës, anëtarët vendosën konstatimin e mbarimit të ushtrimit të detyrës, për shkak të mbushjes së moshës së pensionit në datën 26.06.2016, të gjyqtares së Gjykatës së Apelit Durrës, Valentina Sadiraj, si dhe shpalljen, pas propozimit të Ministrit të Drejtësisë, të vendit vakant në Gjykatën e Apelit Durrës.
Mbledhja vijoi me shqyrtimin e shkresës së Gjykatës së Lartë mbi dhënien e pëlqimit për përfundimin e detyrës së ndihmësit ligjor pranë Gjykatës së Lartë për gjyqtaret Emona Muçi dhe Adelajda Gjuzi. Në përfundim, anëtarët miratuan kërkesën, dhe dy gjyqtaret kthehen pranë gjykatave ku ato kanë emërimin e tyre për ushtruar detyrën e gjyqtarit.
Gjithashtu Këshilli, shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 “Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve”, dhe në përfundim të këtij shqyrtimi anëtarët miratuan aktet e vlerësimit për gjyqtarët e mëposhtëm:
Gjyqtar Petrit Aliaj, Gjykata e Apelit Vlorë;
Gjyqtar Tonin Stërkaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër;
Gjyqtar Ded Miri, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin;
Gjyqtare Irena Maneku Gjoka, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda;
Gjyqtare Marinela Osmani, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Gjyqtar Izet Kadana, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë;
Gjyqtare Irida Kacerja, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër;
Gjyqtare Ilirjana Olldashi, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
Gjyqtare Zegjine Sollaku, Gjykata e Apelit Tiranë;
Gjyqtare Enekeledi Hajro, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Gjyqtar Pëllumb Vehbiu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër;
Gjyqtare Elbana Lluri, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Gjyqtar Artur Gaxhi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Gjyqtare Alma Brati, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Gjyqtar Fehmi Petku Gjykata e Apelit për Krime të Rënda;
Gjyqtare Kaçe Agolli, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Gjyqtar Rexhep Karaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat;
Gjyqtar Ilir Çeliku, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Gjyqtar Astrit Faqolli, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Gjyqtare Joana Qeleshi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Në përputhje me rendin e ditës, anëtarët e Këshillit shqyrtuan edhe projekt-aktet e vlerësimit, në zbatim të vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 36, datë 29.04.2015 “Për kriteret dhe procedurat e vlerësimit profesional dhe etik të kryeinspektorit dhe inspektorëve të këshillit të lartë të drejtësisë”, të veprimtarisë për 4 (katër) inspektorë:
1. Sofia Zhilla, Inspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë;
2. Vojsava Osmanaj, Inspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë;
3. Kujtim Vraniçi, Inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë;
4. Qemal Zaimi, Inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Në përfundim, Këshilli vendosi edhe delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.
Sigal