Emrat e personave që ju legalizohen ndërtimet për çdo qark

700
Sigal

Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale ka publikuar sot listën e plotë të qytetarëve për të cilët janë përgatitur dhe dërguar faturat financiare për legalizimin e ndërtimeve që kanë vetëdeklaruar. Kjo agjenci dhe Drejtori i Përgjithshëm i saj Ardian Kollozi, bëjnë me dije se në funksion të realizimit të objektivit tashmë të përcaktuar, por dhe për interesin e drejtpërdrejtë të qytetarëve, për përfundimin e procesit të legalizimit brenda vitit 2013, të gjithë vetëdeklaruesit, të gjithë aplikuesit, duhet të paguajnë faturat financiare, të ushtrojnë detyrimin ligjor, të japin kontributin e tyre. Rikonfirmohet se brenda 48 orësh nga pagesa e faturës financiare, Drejtoritë e ALUIZNI-t do të lëshojë lejen e legalizimit. Pas këtij njoftimi, Drejtoritë Rajonale rezervojnë të drejtën që për të gjithë vetëdeklaruesit që nuk respektojnë afatin kohor të pagesës së faturës financiare, të shqyrtojnë dosjet përkatëse në fund të procesit.

Listën e plotë me të gjitha emrat do ta lexoni në gazetën “Telegraf” print