Emiljano Shullazi shtrohet me urgjencë në spital, i nënshtrohet një operacioni

572
Emiljano Shullazi është shtruar ditën e sotme në spital për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Shullazi do të qendrojë disa ditë i shtruar në spital. Ai është arrestuar me akuzën e kanosjes dhe shtrëngimit për të përfituar pasuri. Seanca gjyqësore ndaj tij është shtyrë plot 14 herë pasi vetë avokati i Shullazit ka deklaruar se klienti nuk ka mundësi të vijë në gjyq për shkaqe shëndetësore.
Biznesmeni Ylvi Beqjaka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë e të dëshmojë në lidhje me 550 mijë euro, të cilat sipas tij i janë marrë nga Shullazi dhe anëtarët e grupit të tij.

Ngjarjet kanë ndodhur në vitin 2014, pasi Beqja ishte takuar me Shullazin në makinën e tij të blinduar në Tiranë te “21 Dhjetori” dhe i kishte kërkuar ndihmë për regjistrimin e ish¬hotel “Vollgës” në Hipotekën e Durrësit.
Sigal