Emigrantët shqiptarë, kamp në brigjet franceze në pritje për të kaluar në Britani

150
Një grup prej 150 emigrantësh shqiptarë kanë ngritur tendat duke krijuar një minikamp në këmbët e një shkëmbi në qytetin Dieppe, në brigjet e Francës veriore, në pritje për të shkuar në Britaninë e Madhe, shkruan Daily Mail. Me shembjen e kampit të madh të emigrantëve të njohur si ‘Xhungla’ dhe shtimin e masave të sigurisë, një numër i madh emigrantësh e kanë kthyer vëmendjen në porte të tjera për të kaluar kufirin siç është Dieppe. Televizioni Channel 4 News ka gjetur dhjetëra shqiptarë, kryesisht të rinj, që flinin nëpër tenda në brigjet jashtë qytetit. Ata kanë rrëfyer se shpesh janë goditur nga gurë që janë rrëzuar nga shkëmbinjtë në zonën ku kanë ngritur çadrat e tyre. I pyetur se çfarë kërkonte të arrinte, Landi, 20 vjeç i tha gazetarit Paraic O’Brien: ‘Asgjë të veçantë, vetëm të mund të shkoj çdo ditë në punë, të kthehem në shtëpi, të flas me miqtë në internet. Asgjë të veçantë”.