Siç paralajmëruan që në nisje të këtij organizimi, shqiptarë të diasporës do të protestojnë sërish sot para godinës së Kryeministrisë.
‘BalkanWeb’ mëson se tubimi do të nis rreth orës 12:00. Kujtojmë se dje protestës së emigrantëve shqiptare iu bashkuan edhe një grup studentësh si dhe banorët e zonës së Unazës së Re, ku këta të fundit kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.
Ndonëse Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk i dha leje emigrantëve për protestën, ata përcollën mesazhe kundër krimit, korrupsionit dhe varfërisë në vend. Një prej kërkesave të diasporës është edhe vota e tyre në zgjedhje.