Policia greke me anën e një njoftimi për shtyp me 7 shtator njoftoi se për muajin gusht janë dëbuar 911 emigrantë, midis tyre edhe 412 shqiptarë për në vendet e tyre të origjinës.

Në fund të çdo muaji në dy dekadat e fundit policia greke ka dhënë njoftim për shtyp lidhur me dëbimet e emigrantëve ilegal nga Greqia. Këto dëbime janë bërë në kontekstin e planifikimit operativ për të trajtuar imigracionin e parregullt.

Në dëm të këtyre shtetasve të vendeve të treta, janë vendimet për kthim dhe deportim lëshuar për hyrje të paligjshme në Greqi nga Shërbimet Policore Greke.

Si gjithnjë numri më i madh i kthimeve ishte për Shqipërinë 412, Irakun 118, Pakistanin 97, Gjeorgjinë 51, Turqinë 39, Iranin 38, Algjerin dhe Bangladeshi 19.

Në total që nga fillimi i vitit janë debuar gjithsej 8,865 persona, nga këta 4.679 shqiptarë.