Emergjencë mjedisore në Kukës, në aksion për pastrimin

607
Operacioni i pastrimit të liqenit të Fierzës ka nisur sot pranë urës së Drinit të Bardhë, në rrethin e Kukësit, e cila është dhe zona që ka ndotjen më të madhe. Në operacion janë angazhuar 18 forca me 3 gomone nga Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) e Shkodrës dhe 12 forca me 3 varka nga Forcat e Armatosura. Në vendin ku po kryhet ndërhyrja ndodhet Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi. Ditën e djeshme, pas konstatimit se në një pjesë të konsiderueshme të sipërfaqes së liqenit të Fierzës kishte mbetje plastike dhe urbane, u mblodh Komisioni i Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile në rang qarku, për të analizuar dhe identifikuar shkaqet e lindjes së ndotjes mjedisore të liqenit të Fierzës dhe marrjen e masave të nevojshme për pastrimin e tij.
Sigal