Emergjencat Civile këshillojnë banorët e zonave të përmbytura si të mos u rrezikohet jeta

612
Emergjencat Civile këshillojnë qytetarët e zonave të përmbytura si të reagojnë në situata të tilla. Është e këshillueshme që të gjithë banorët e zonave të prekura nga përmbytjet, të tregojnë shumë kujdes kur të rikthehen në banesat e tyre.
Drejtori e Përgjithshme e Emergjencave Civile në faqen e saj zyrtare përcjell disa këshilla që duhen ndjekur nga secili për të evituar problemet dhe rrezikimin e jetës.
Po kështu këshillohet edhe që të dokumentohen me fotografi dëmet në banesë, në mënyrë që fotot të bashkëngjien në dosjen e dokumentacionit për kompensimet e dëmeve.
Këshilla që duhen ndjekur pas përmbytjes:
– Kthehuni në banesë pasi të kenë urdhëruar drejtuesit e emergjencës.
– Mos takoni asnjë çelës elektrik pa u bindur për sigurinë e rrjetit.
– Kontrolloni rrëzimin e mureve, shkallëve, dyerve apo kanalet e ndryshme të shkarkimeve të ujërave dhe lajmëroni autoritetet për dëmtimet e ndryshme të banesës.
– Asnjëherë mos përdorni ujin për pirje që vjen nga rrjeti i ujësjellësit sepse mund të jetë i infektuar. Kur është e domosdoshme ziejeni ujin që te asgjësoni mikroorganiznat që gjendën në të.
– Mos konsumoni ushqimet e lagura nga përmbytja.
– Përdorni mjete rrethanore për të pastruar banesën nga uji ose kur keni mundësi mund të përdorni pompa dore ose motopompa, të ndihmuar nga një specialist.
– Dokumentoni me fotografi dëmet në banesë, fotot do u shërbejnë për t’i bashkëngjitur në dosjen e dokumentacionit për kompensimet e dëmeve.
Sigal