Elvana Gjata bën urimin më të ndjerë për festat e nëntorit!

167
Këngëtarja Elvana Gjata nuk ka qëndruar pa uruar në mënyrë të veçantë për festat e flamurit.
Ajo ka publikuar në rrjete sociale foto dhe video ku shfaqet me sfond të kuq, ndërkohë që me duar bën simbolin e shqiponjës. Gjithashtu në krahë të saj ndodhet një shqiponjë e vërtetë, simbol i vendit tonë. 
Krahas videos Elvana ka shkruar: “Ti Shqipëri me jep nder”. Në kohën kur ka qenë në Shqipëri kujtojmë se Gjata ka realizuar një sërë këngësh me tematikë atdheun si “Gjaku im”apo himnin e Kombëtares së futbollit “Kuq e Zi”. 
Ndërkohë nuk dihet se kur do të publikojë këngën e saj më të re, të cilën e ka lajmëruar prej kohësh.
Credit: @Elvana Gjata