Elona Gjebrea nё Vjenё: Shqipëria e angazhuar në luftën kundër terrorizmit

87
Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea-Hoxha, mori pjesё nё takimin e Komitetit tё Sigurisë tё OSBE-sё nё Vjenë, ku informoi 57 shtetet pjesëmarrëse tё OSBE-sё për progresin dhe hapat e bëra nga Qeveria shqiptare nё luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Zv/ministrja e Brendshme informoi gjithashtu Komitetin, mbi zhvillimin me sukses në Tiranë të Samitit rajonal kundër ekstremizmit të dhunshëm (19-21 maj 2015) dhe përpjekjet e Qeverisë shqiptare për të forcuar koordinimin rajonal, si dhe për të parandaluar dhe luftuar këtë fenomen. 
Znj. Gjebrea nënvizoi progresin e arritur nga institucionet dhe agjencitë ligjzbatuese shqiptare nё luftën kundёr terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, duke thekuar përpjekjet në plotësimin e angazhimeve dhe detyrimeve nё kuadrin e konventave ndёrkombёtare dhe dokumentave të tjerë të OKB-sё, Kёshillit tё Evropёs, OSBE-sё. 
Ajo vuri në dukje hapat e ndёrmarra nё forcimin e partneritetit me shoqërinë civile dhe komunitetet fetare, si dhe strategjinë kombëtare dhe planin e aksionit pёr luftën kundër terrorizmit dhe pёrmirёsimin e bazës ligjore, forcimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndёrkombёtar. Shtetet pjesёmarrёse tё OSBE-sё dhe nё mёnyrё tё veçantё BE dhe SHBA nё ndërhyrjet e tyre, vlerësuan kontributin e Shqipërisë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe organizimin e Samitit Rajonal dhe ofruan mbështetje e bashkëpunim nё luftёn kundёr terrorizmit.