Elona Agolli, rrëfen për qëndrimin e poetit të madh Dritëro Agolli. Ja cfarë tregon ajo nga dorëshkrimet e të madhit Dritëro

503
“Në hetuesi poetin Visar Zhiti e kanë pyetur :ç’lidhje dhe ç’ke të bësh me Dritëro Agollin dhe ç’ke biseduar me të?”,pasi unë ndërhyra në prokurori për të dhe nuk e ndihmova dot . Në komitetin e partisë së Lushnjës kam ndërhyrë për Faslli Halitin e Bujar Xhaferrin. Në komitetin e partisë të Tiranës, Ersekës, Korçës , Shkodrës, Gjirokastrës, Lezhës , Librazhdit, Kukësit dhe në KQ të Partisë dhe në atë të Rinisë unë kam protestuar për sjelljen e keqe ndaj Bujar Lakos , Sadik Bejkos, Bujar Kapexhiut, Dhori Qiriazit, Valter Files ,Skënder Rusit , Preç Zogajt , Rudolf Markut , Dodë Kaçajt , Koçi Petritit, Lazër Stanit , Jorgo Bllacit e të tjerëve , pa numëruar ata letrarë te shumtë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë të ndihmuar për të ndjekur studimet e larta , me mesatare dhe pa mesatare , me biografi të mirë apo me cene në biografi . Në një darkë të gjerë në Fier , me zë të lartë i kam thënë Pali Miskës , atëherë sekretar i parë i komitetit të partisë së rrethit dhe anëtar i Byrosë Politike : “Ju e përdorni shkrimtarin e talentuar Pëllumb Kulla si argat dhe ne do të bëjmë çmos për t’ua marrë nga Fieri !”. Atje ishte prezent e gjithë trupa e teatrit të qytetit. Për ndalimin e veprave të Xh. Spahiut , K. Kostës, M. Ahmetit kam shkuar ne KQ të Partisë për t’u ankuar . Po kështu dhe për keqtrajtimin e Mehmet Myftiut dhe Vehbi Skënderit . E kam mbrojtur dhe e kam nxitur për ta botuar romanin “Koncert në fund të dimrit” të Ismail Kadaresë , që ishte bllokuar për disa vjet , para Foto Çamit , sekretar i KQ , duke i kundërshtuar ata që ishin kundër botimit në prezencë të autorit . Ndërgjegjen e kam të pastër..” 
Dritëro Agolli 
Nga “Teshtimat e lirisë” fq 861, 862 .
Sigal