Elbasan – Qëllon në ajër me armë zjarri, arrestohet 29-vjeçari nga Kamza

537
Një 29-vjeçar nga Kamza është arrestuar në qytetin e Elbasanit, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër, teksa ishte duke udhëtuar me makinë.

Policia sqaron se “në pranga u vu Arsen Caka, 29 vjeç dhe arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Labinot – Fushë duke drejtuar mjetin tip “Golf” veturë me targa AA 212 OJ dyshohet të ketë qëlluar në ajër me armë zjarri dhe më pas është larguar me shpejtësi duke mos iu bindur patrullës së policisë.”

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore të policisë menjëherë është bërë ndalimi dhe arrestimi i tij.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale Automjetin dhe 12 gëzhoja armë zjarri të kalibrit 9 mm

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftrake dhe e municionit” “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet 278, 274 dhe 242 të Kodit Penal.
Sigal