Elbasan, procedohen dy zyrtare të ZVRPP, ndryshuan pasurinë

519
ELBASAN – Policia e Elbasanit ka filluar procedimin penal për dy zyrtarë të ZVRPP. Shtetasi me inicialet M.T 42 vjec topograf dhe E.GJ 42 vjec jurist në ZVRPP procedohen për shpërdorim detyre dhe falsifikimit të dokumenteve për pronën e shtetasit me iniciale J.T, 52 vjec.
Dy personat, banues në qytetin e Elbasanit, duke qenë me profesion topograf dhe jurist pranë ZVRPP Elbasan, kanë fallsifikuar dokumentat, duke ndryshuar një pjesë të paurisë që është në pronësi në emër të djalit të shtetasit J.T, banues në Elbasan. 
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale ”fallsifikimi i dokumentave” dhe “shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal.  
Sigal