Sigal

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë Arben Beqiri, 50 vjeç, banues në lagjen “Çlirimi”.

Ky person u arrestua pasi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta, dhe ka bërë veprime të turpshme në publik ndaj shtetases, L. M., 49 vjeçe, banuese në Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” , dhe  “Ngacmimi seksual” të parashikuar nga nenet 89,108/a të Kodit Penal.