Elbasan, paditen tre drejtuesit e universitetit, abuzuan me tendera

466
Sigal

ELBASAN – Policia e Elbasanit ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për tre drejtues të universitetit të këtij qyteti.

Procedimi pebal ka nisur karshi shtetasit. E.H 43 vjec me detyre kanecelar në universistetin “Aleksander Xhuvani”, shtetasit, F.Q 53 vjec me detyre drejtor ekonomik pranë këtij universiteti, si dhe shtetases. F.S 39 vjece juriste pranë këtij universiteti.

Ndaj ketyre shtetasve ka depozituar kallzim shtetësja N.A, 54 vjece, banuese në Elbasan me detyrë shefe e sektorit të shërbimëve në Universitetin “A.Xhuvani” Elbasan, e cila deklaron se këta shtetas në kundërshtim me ligjin kanë abuzuar me tendrat e zhvilluara në Universitetin A.Xhuvani Elbasan, duke fallsifikuar dokumentat me qëllim përfitimi.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan per veprime te emtejshme per veprat penale ‘Shperdorim detyre dhe fallsifikim I dokumentave”, parashikuar nga nenet 248 e 186 i Kodit Penal