Elbasan/ Kërcënon gruan me vrasje, i gjenden 27 granata në shtëpi

606
Sigal

Kërcënimi me jetë i gruas, i ka kushtuar shumë një 36-vjeçari në Elbasan.

Pas denoncimit të bashkëshortes, policia ka shkuar për ta arrestuar 36-vjeçarin me inicialet F. M.

Gjatë kontrollit në shtëpi, atij i janë gjetur jo pak, por 27 granata ofensive dhe difensive.

Njoftimi i Policisë së Elbasanit:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: F.M., 36 vjeç, banues në Elbasan.

Policia e Elbasanit ka marrë  njoftim se ky shtetas kërcënonte me jetë bashkëshorten dhe familjarët e saj, se do t’i vriste me granata të cilat i kishte të fshehura  në shtepinë  që kishte në fshatin Bizhutë e Poshtme.

Policia ka vlerësuar menjëherë  informacionin dhe falë reagimit në kohë u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i 27 copë granatave difensive dhe ofensive.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Dhuna në familje’.