Një rast “i çuditëm” dhune në familje është regjistruar në Elbasan. Gruaja, me ndihën e djalit të saj 12-vjeçar, kanë dhunuar fizikisht, kryefamiljarin, burrin e saj,  njëkohësisht dhe babai i djalit.

Në këto kushte nga ana e Policisë Vendore, mësohet se u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për P. B., vjeç 56.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 27. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin P. B., vjeç 56, banues në Elbasan, pasi në banesë, bashkëshortja dhe djali, M. B., dhe M. B., vjeç 57 e 12, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.