Sigal

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flgrancë shtetasin B.M., 39 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha”, pasi  pas një konflikti të ndodhur midis shtetasit A.G., dhe B.M., (të njohur mes tyre, banues në Elbasan), ky i fundit e ka goditur me sende të forta dhe  i ka marrë automjetin .

Po ashtu është arrestuar dhe shtetasja F.C., 28 vjeçe ,  banuese në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan, pasi  dyshohet se u ka bërë presion familjarëve të  dëmtuarit A.G, për të tërhequr kallzimin.

Gjatë kontrrollit të ushtruar nga forcat e Policisë, në banesën e shtetasit B.M., është gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale një dozë lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Ndërkohë Faxweb.al ka mësuar se shtetasi me iniciale A.G quhet Aurel Guni dhe është biznesmen i njohur në zonë, po ashtu është dhe këshilltar i partisë së PDIU-së. Po ashtu policia ka ushtruar kontrolle dhe në shtëpinë e këtij të fundit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” për shtetasin B.M.,  ndërsa për  shtetasen F.C, për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” parashikuar nga neni 311 i Kodit Penal.