Elbasan/ Drogë dhe prostitucion në lokalin e tij, arrestohet biznesmeni

647
Sigal

Shfrytëzonte për prostitucion vajzat në ambientet e lokalit dhe shpërndante lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë nga policia pronari i lokalit, si dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 5 shtetase.

Sekuestrohet lëndë narkotike, një automjet dhe celularë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Belsh

Falë besimit, bashkëpunimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Liqeni”.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me efektivë të Postës Policore Belsh.

Shfrytëzonte për prostitucion vajzat në ambientet e lokalit dhe shpërndante lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë nga policia pronari i lokalit, si dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 5 shtetase.

Sekuestrohet lëndë narkotike, një automjet dhe celularë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe shfrytëzimit të lokaleve për prostitucion, bazuar mbi informacionet e marra nga komuniteti se në ambientet e një lokali u shpërndahej lëndë narkotike e dyshuar kokainë klientëve të ndryshëm, si dhe shfrytëzoheshin vajza të moshave të ndryshme për prostitucion, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor “Liqeni”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

• E.Ç., 43 vjeç, banues në Fier, (pronari i lokalit në të cilin zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme).

Si dhe u proceduan penalisht në  gjendje të lirë 5 shtetase për veprën penale “Prostitucioni”.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale, 14.7 gramë pluhur i dyshuar lëndë narkotike e llojit kokainë, një peshore elektronike, automjeti në pronësi të shtetasit E.Ç., si dhe 6 aparate telefonike celulare.

Gjithashtu ky shtetas nuk ishte i pajisur me kasë fiskale gjatë ushtrimit të aktivitetit në lokali, duke bërë të mundur fshehjen e të ardhurave.

Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,  “Shfrytëzimi i prostitucionit” , “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, dhe “Fshehja e të ardhurave”, në ngarkim të shtetasit E.Ç.

Policia e Shtetit vijon punën për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë dhe në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129, ose në aplikacionin “Komisariati Dixhital” kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.