Elbasan/ Dhunë ndaj vëllait, arrestohet 57 vjeçari

505
Sigal

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 57-vjeçar, nën akuzën e dhunës në familje.

Uniformat blu bëjnë me dije se prangosja e tij ka ardhur pasi ka dhunuar vëllanë.

Ja njoftimi i policisë:

Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

L.K., 57 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive pronësie ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait të tij shtetasit P.K.,

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”.