Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Lolaj ku një mjet tip “Suzuki” me targa AA 830 BK, me drejtues shtetasin E.F., 26 vjeç,  banues në fshatin Pekisht, Peqin,  ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar 26-vjeçari i cili u transportua në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është  në gjendje të rëndë shëndetsore.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Lolaj, mjeti tip “Suzuki” me targa AA 830 BK, me drejtues shtetasin E.F., 26 vjeç,  banues në fshatin Pekisht, Peqin,  ka dalë nga rruga.

Dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit, shtetasi E.F., i cili u transportua në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është  në gjendje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.