Sigal

Një 29-vjeçar nga Poshnja e Beratit, është prangosur nga Policia e Cërrikut. Prej kohësh ai ishte kthyer në tmerrin e vjedhjeve të makinave në zonën e Belshit dhe të Lushnjës. Në momentin e arrestimit atij ju bllokuan në servilin e tij edhe disa mjete të vjedhura.

Komisariati i Policisë Elbasan

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, u ndalua shtetasi: I. A., 29 vjeç, banues në fshatin Poshnje, Berat.

Ndalimi tij u bë pasi në fshatin Poshnje, Berat, në pikën e servisit të tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy automjete tip “Benz” të vjedhur, ku njëri prej tyre në pronësi të shtetases A. M., 40 vjeçe, vjedhur më datë 17. 08. 2018 në fshatin Rracë, Belsh.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe 2 vjedhje të tjera në qytetin e Belshit, dhe konkretisht:

Më datë 18. 08. 2018, në fshatin Firezë, Belesh, dyshohet se ka vjedhur mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit S. D. 49 vjeç;

Më datë 07.07. 2018, në fshatin Rracë, Belsh, dyshohet se ka vjedhur një mjet tip “Benz” në pronësi të shtetasit H. B., 72 vjeç.

Vijon puna në bashkëpunim me Strukturat e Policisë të Komisariatit Lushnjë, për dokumentimin e plotë me prova ligjore të veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes kryer nga shtetasi i ndaluar, pasi dyshohet se ka kryer një vjedhje automjeti në këtë territor.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.