Ekzekutoi me 20 plumba dy vëllezërit shkodranë, 35 vite burgim

557
31-vjeçari Aleksandër Dushkaj është shpallur sot fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për vrasjen e dy vëllezërve Abdullah dhe Skënder Shkami me 2 janar të këtij viti, duke u dënuar me 35 vite burgim. Organi i akuzës ka kërkuar burgim të përjetshëm për të pandehurin, por ai përfitoi uljen e 1/3 të dënimit, pasi procesi u zhvillua me gjykim të shkurtar. Gjykata urdhëroi transferimin e tij për kryerjen e dënimit në burg të sigurisë së lartë. Ndërkohë, brenda 10 ditësh, pala mbrojtëse ka të drejtën e apelimit të vendimit të gjykatës.
Më herët, Dushaj ka kërkuar mëshirë para trupit gjykues, ndërsa shfaqi edhe shenja pendese për krimin e kryer. Në 2 janar të këtij viti, në fshatin Drisht, Dushaj ekzekutoi me 20 plumba vëllezërit Abdullaj dhe Skënder Shkami. Autori kishte shprehur pëlqim për vajzën e Skënder Shkamit, por viktimat kishin refuzuar të bënin krushqi me të. Kjo çoi edhe në krimin tragjik. Akuzat për të cilat u dënua Dushaj janë “Vrasje me paramendim e kryer në rrethana cilësuese” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Sigal