Ekzekutimi i babait të 3 fëmijëve, ky është shkodrani që u vra brenda shtëpisë së tij (Foto)

525
Sigal

Një 43-vjeçar mbeti viktimë e një vrasje me armë zjarri pasditen e sotme.Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:40 në fshatin Sume, njësia Pult të Dukagjinit.Së fundi është publikuar edhe fotoja e viktimës, Gjergj Krygja, baba i tre fëmijëve, i qëlluar në afërsi të banesës së tij.Ende nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje.Sipas informacioneve të para, Krygja kishte dalë të merrte prodhimet e dimrit

Njoftimi i policisë:

Me datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasin Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.