Ekstremizmi fetar, Donald Lu: Qeveria të bashkëpunojë me shoqërinë civile

546
Ambasadori amerikan Donald Lu nxiti shoqërinë civile të luajë një rol më aktiv për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Në konferencën e organizuar për drejtësi dhe ndërmjetësim, diplomati amerikan këshilloi dhe qeverinë të bashkëpunojmë me shoqërinë civile në hartimine strategjive kundër ekstremizimit fetar.
“Shoqëria civile është çelësi për zhbllokimin e çështjes së ekstremizmit të dhunshëm si për të kuptuar përmasat e tij por dhe për të pasur parasysh sesi luftohet kundër radikalizimit të të rinjve.Ne inkurajojmë qeverinë për të studiuar raportin e IDN-së dhe për ta përdorur atë në përgatitjen e planit të veprimit të Shqipërisë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Ne besojmë se puna e organizatave te shoqërisë civile mund dhe do të bëjë një ndryshim në ruajtjen e sigurisë së shoqërisë tonë.”
Pjesë e konferencës “Radikalizmi Fetar dhe Ekstremizmin i Dhunshëm në Shqipëri” ishin Ministri i Brendshëm Tahiri, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Klosi, ambasadorja e BE-së Vlahutin, dhe Kryetari Komunitetit Musliman shqiptar Brucaj.
Sigal