Sigal

Ekstradohen nga  Interpol Tirana,  2 shtetas të dënuar me 20 dhe 7 vite burgim në fushën e veprave penale kundër jetës dhe lirisë së personit, si dhe në fushën e narkotikëve.

Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, mësohet se u krye ekstradimi nga Athina, Greqi drejt vendit tonë, i shtetasve shqiptarë :

– Eduart Lulo, (në foto) 33 vjeç, banues në Përmet.

Ky shtetas, është shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit penal nr. 479 datë 28.11.2013 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”, “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 323/2 dhe 278/4 të Kodit Penal.

Vendim ky i marrë pasi, më datë 23. 11. 2013, në bashkëpunim me disa të burgosur të tjerë,  është arratisur nga burgu i Drenovës ku po vuante dënimin prej 20 vitesh, për veprat penale “Vjedhje me pasojë vdekjen”, ” Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 141-25, 89 dhe 278/4 – 25 të Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye në Athinë – Greqi, me datë 29. 11. 2013, nga ku u ekstradua për në vendin tonë.

– Franci Halili , 41 vjeç,  lindur në Sarandë.

Ky shtetas, është shpallur në kërkim, bazuar në vendimin penal të datës 15. 09. 2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, e cila e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në qytetin e Sarandës  shisnin lëndë narkotike Heroinë, personave të ndryshëm.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, u bë arrestimi i tij  duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.