Ekstradohen dy shtetas shqiptarë të dënuar për vepra të ndryshme penale

470
Sigal

Janë ekstraduar nga ‘Interpol Tirana’ dy shtetas nga Italia dhe Greqia të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Nga specilasitët e Interpol Tirana, mësohet se është kryer  ekstradimi i shtetasit shqiptar Mark Marku 35 vjeç, lindur dhe banues në Mamurras .

Bëhet me dije se shtatsi  Mark Marku ishte në kërkim ndërkombëtar pasi mbi të rëndonte vepra penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur”, duke u dënuar me 8 vite burg.

Gjithashtu po nga Interpol Tirana u ekstradua nga Greqia drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar Artan Ago, 41 vjeç, lindur dhe banues në Devoll.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi mbi të rëndonte vepra penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.