Ekstradohen drejt Italisë dhe Turqisë dy persona të shpallur në kërkim

514
Policia shqiptare ka ekstraduar në aeroportin ‘’Nënë Tereza’’, një shqiptar me urdhër arresti për grabitje me dhunë dhe një tjetër 25-vjeçar të dënuar për shfrytëzim prostitucioni. Nga Tirana drejt Turqisë është ekstraduar edhe Donato Crastolla.
“U ekstradua nga Tirana në Stamboll, shtetasi italian në kërkim ndërkombëtar Donato Crastolla, vjeç 47, banues në Brindizi Itali, pasi: Gjykata e Izmirit, Turqi, me vendimin nr.No.2012/236, datë 24.09.2014, e ka dënuar me 7 vjet burg për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, i cili ju dorëzua oficerëve të eskortës turke. U ekstradua nga Tirana drejt Italisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Henri Toska (Mersini), vjeç 25, banues në Tiranë, pasi: Gjykata e Monzës, Itali, me urdhër arrestit nr. 14140/13 R.G.G.I.P, datë 05.05.2014, e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.. Ju dorëzua oficerëve të eskortës Italiane”, njofton policia
Po kështu është ekstraduar nga Tirana drejt Italisë edhe Ylber Demrozi.
“U ekstradua nga Tirana drejt Italisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Ylber Demrozi, vjeç 33, banues në Durrës, pasi :”Gjykata e Veronës, Itali, me urdhër arrestit nr. 3960/13 RGNR-4288/14 RG.GIP, për veprën penale “Grabitje me armë”, “Vjedhje me dhunë”, “Keqtrajtim” e “Vjedhje”, njofton policia
Sigal