Ekspertiza private: Astrit Dehari është vrarë në menyrë të dhunshme

530
Sigal

Astrit Dehari është vrarë. Në këtë përfundim kanë arritur ekspertët privatë të familjes Dehari pas një muaj e gjysëm eskeprtizë të fakteve dhe hetim të cështjes. Në raportin e mjekëve ligjorë Besim Latifaj dhe Besim Ymaj, i prezantuar të premten nga avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, u  tha se vdekja ishte e dhunshme. Në dallim nga raporti zyrtar, konkludimet e fundit të mjekëve të pavarur flasin edhe për lëndime trupore të Astrit Deharit të shkaktuara para vdekjes dhe jo pas vdekjes si pasojë e transportimit në spital, siç pretendonte kryeprokurori i Prizrenit Sylë Hoxha në raportin e tij.

“Eshtë konstatuar se që kemi të bëjmë me lëndime vetëmbrojtëse, të cilat na çojnë në përfundimin logjik se kemi të bëjmë me vrasje dhe jo vetëvrasje”, tha Gashi, duke shtuar se shenjat e gjetura në trupin e viktimës janë shaktuar nga një mjet i fortë para se ai të vdiste.

Gjatë konferencës për shtyp,  Gashi tha se pamjet e kamerave të sigurisë të bëra publike janë të montuara dhe se kryeprokurori Sylë Hoxhaj ka mashtruar publikun në raportin zyrtar që  ka publikuar, duke përdorur një raport me numra rendor për të justifikuar mbylljen e hetimeve, e jo atë që ia ka dorëzuar mjekësia ligjore.

Astrit Dehari, 26 vjec,   i burgosur me akuzën e terrorizmit u gjet i vdekur pasditen e 5 nëntorit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.