Eksperti i sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore Fadil Kepi u përgjigjet pyetjeve të lexuesve së gazetës “Telegraf”

487
Pensionet e gjeneralëve, të emigrantëve, lejet dhe shpërblimet e lindjes për nënat që lindin binjakë
Kushtet e përfitimit të pensionit suplementar për gjeneralët 
Pyetje
Një ushtarak me gradë gjeneral i Forcave të Armatosura interesohet të dijë për kushtet e përfitimit të pensionit suplementar. 
Përgjigje
Mbështetur në ligjin nr 27/ 2015 botuar në fletoren zyrtare 63 për efekte të përfitimit të pensionit suplementar Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura përfshihet në pikën 8, shkronja “a” të nenit 1 të ligjit nr 8097 dt 21. 03. 1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve që kryejnë funksione kushtetuese”, ku bëjnë pjesë: Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Zëvendëskryeministri, Ministrat, Zv. Kryetarët e Kuvendit, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Prokurori i Përgjithshëm, Shefi i Shtabit të FA, Kryetari i KLSH, Kryetari i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë. Gjeneralët e FA dhe punonjësit e Policisë së Shtetit të rolit madhor për efekte të përfitimit të pensionit suplementar përfshihen në pikën 8 shkronja “b” të ligjit të mësipërm, ku bëjnë pjesë: Deputetët e Kuvendit, Anëtarët e KQZ, Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Anëtarët e GJKL, Avokati i Popullit…
Për më shumë në botimin e nesërm të gazetës “Telegraf”…
Sigal