Eksperti i sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore Fadil Kepi u përgjigjet pyetjeve të lexuesve së gazetës “Telegraf”

2047
Sigal

Puna gjatë viteve të daljes në pension, sigurimet vullnetare, vendimet e posaçme dhe mungesa e dokumenteve të viteve të punës janë disa nga përgjigjet që ofron eksperti i  sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore Fadil Kepi për lexuesit e gazetës “Telegraf”.

Përfitimi i pensionit shtesë për vite pune dhe gjatë daljes në pension
Pyetje:
Pensionistja Shpresa Myrtaj nga Saranda pyet: Mbasi dola në pension në vitin 2003 për periudhën 2007 deri në fund të vitit 2016 punova në hotel “Butrinti” me detyrë ekonomiste e magaziniere. Për kohën që u pagova me rrogë përfitova njëkohësisht edhe pensionin dhe pagova rregullisht kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore duke mi ndaluar nga paga mujore dega e financës. Pyes, a përfitoj pension shtesë për vitet që punova dhe pagova kontributet e mësipërme?

Përgjigje:
Fadil Kepi për “Telegraf” sqaron se mbështetur në vendimin e qeverisë Nr 551, datë 8. 11. 1993, “Pensionistët që ripunësohen në sektorin privat përfitojnë njëkohësisht pensionin dhe shtesën apo indeksimet që i bëhen pensioneve çdo vit me vendim qeverie si dhe rrogën në qendrën e punës, por janë të detyruar të paguajnë rregullisht kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore njëlloj sikur nuk kanë dalë në pension.” Vitet e punës të siguara mbas daljes në pension nuk quhen periudha pune dhe për rrjedhojë ju nuk përfitoni pension shtesë. Më 1 Mars të këtij viti në buxhetin e shtetit parashikohet të shtohen pensionet me vendim qeverie e cila ka në kompetencë dhe përqindjen me të cilën do të rriten pensionet.

Për më shumë në botimin e nesërm të gazetës “Telegraf”.