Eglantina Bajrami/ Himara në shekuj, magjike dhe atdhetare

400
Kundërmon erë lulesh limoni, kundërmon det, erë nerënxe dhe trëndafili. Peisazhi, mali dhe deti harmonizohen në mënyrë mjeshtërore me mjedisin rrethues. Para shohim rrugën që çan shpatullat e maleve për të kaluar Qafën e Llogarasë. Kjo rrugë të krijon përshtypjen sikur udhëton me avion. Askujt nuk i hiqet nga mëndja pisha që ka shtruar krahët nga erërat si shqiponjë, e cila quhet pisha-flamur. Duke kaluar Palasën dhe Dhërmiun, në Ilias, që fatmirësisht është fshati im i lindjes, na del parasysh një peisazh i çuditshëm. Lumi i Viroit dhe përroi i Bletës kanë çarë dhe kanë sharruar shkëmbenjte përgjatë shpatit të maleve deri në gjirin e Gjipese. Duke ecur arrin përmes shtëpive në fshatin Vuno e më pas të hapet gjiri i Himarës (i Spilesë), i tërhequr në trajtën e një patkoi kali, si një amfiteatër. Më tej kalon në gjirin e dyfishtë të Porto Palermos. Para syve na del Qeparoi, mes ullinjve e agrumeve që arrijne deri në anë të detit dhe më lart ndrin Kudhësi.
Himara në shekuj
Himara e gjendur në thellësinë e shekujve, është një margaritar në jugun e rrethit të Vlorës, në bregun e detit Jon, nga Palasa në Veri-Perëndim, në Qeparonë Jug-Lindje. Njihet si “Bregdeti i Sipërm” dhe si “Riviera e Shqipërisë”. Bregi i detit (Bregu) shtrihet që nga rrëza e Qafës së Llogarasë deri te mali i Shëndëllisë, Lugina e Borshit e ndan në dy pjesë: në Bregun e Sipërm ose Himarën me 7 fshatrat e sajdhe në Bregun e Poshtëm, që fillon me Borshin deri në Nivicë – Bubar. Bregu ka një vije bregdetare të gjarpëruar me shumë gadishuj të vegjël, kepa, gji dhe limane, bukuri të rralla me vlera të mëdha turistike. Himara është krahina që zgjohet e para dhe përgjumet e fundit. Që nga kohët që s’mbahen mend, banorët quheshin: “Djemtë dhe vajzat e diellit të Jugut”. Himariotët dallohen në ndjenjat e ngrohta, në gëzime, në hidhërime, në pasionet dhe aftësitë poetike, oratorike, në humorin ngasës dhe dashurinë e nxehtë, në këngën dhe në vallen e rëndë. Djemtë dhe vajzat e Bregut shfaqen edhe sot në valët e detit, nën hijen e lisave, në dëborën e maleve, duke vështruar përmes lotëve vëndet e braktisura. 
Legjenda për Himarën
Legjenda thotë se himariotët edhe kur kanë emigruar në Kalabri apo Amerikë, kudo në Europë, për të mos u kthyer më, ata janë kthyer në formën e reve, kanë zbrasur lotët në formën e shiut dhe prej tyre janë ngritur shkëmbenjtë, mallet dhe burimet ujëkulluar, Himara është hyjnore, kaonike. Asaj mund t’i mbash erë, të mburresh me të, por deri kur, sepse Himara është e tillë që askush nuk mund të abuzojë me të. Kontributi i të parës për lirinë e Shqipërisë, por edhe atë të Greqisë, ka qenë i pazëvëndësueshëm dhe i pakrahasueshëm. Himaroitët as janë gjunjëzuar apo asimiluar nga asnjë okupator, ata kanë pasur dhe kanë një karakter të gëzueshëm autonomie, në shekuj me rradhë. Sipas disa shkencëtarëvë, ajo nuk ka bërë gjë, veç ka ringjallur qytetet-shtete të Athinës dhe të Romës. Baza e lashtësisë të këtij vendi prestigjoz janë vetë himariotët në gjuhën, traditat, kulturën dhe historinë e tyre. Ajo ka faunën dhe florën e larmishme, ka guximin që i ka bërë dhe po i bën ballë padrejtësive, sepse ka skeptrin princëror të cilin nuk e ndërron me asnjë gje tjetër. Emri i Himarës është përmëndur që në kohën e Homerit të madh, Barleti duke e cituar thotë se “Himara është një vënd malor kundrejt Kolkyrës, me një popull të pamposhtur luftarak”. Është e njohur shpella e Polifemit, ku pati aventurën e tij të pabesueshme, Odisea. Shumë himariotë kanë mërguar ndër shekuj në ishujt Hidra, Speca, Poro si dhe në kështjellën e Peloponezit. Kapedan Kristo Bega nga Vunoi u vra në Mesollonjë në fillim të Revolucionit Grek. Millingen ka shkruar se himariotët kishin pamjen më luftarake në tërë ushtrinë greke.Himara është e pafundme. Princi Balsha ka qënë zotërues i saj. Pas vdekjes së tij zotëruese u bë gruaja e tij, Komita Muzaka.
Kush e ka marrë penën të shkruaj këtë histori kaq të çuditshme?
Për fat të keq, askush! Për cfarë arsye historianët dinë kaq pak histori të vëndit të tyre? Ç’u bë përkrenarja prej bronxi tipike ilire e shek. V para krishtit e gjetur në Palasë? Pukëvili thotë se në Himarë ndodhet Burimi i Argjendtë, që e përmend Plini. Në dokumentat mesjetare përmendet Burimi Mbretëror ,ku vinin edhe perandorët e Bizantit…Kaq shumë autorë legjendarë kanë shkruar për të,për të mos harruar kurrë gjeniun e romantizmit Bajronin! Vendasit janë të vetëdijshëm për historinë e kësaj principate. Leon Rei, shkencëtar francez shkruan: “Nëse Shqipëria ka me se të mburret, në rradhë të parë duhet të mburret me historine e Himarës”. Ndërsa himarioti Anton Linerosa, sipas Barletit, ka marrë pjesë në Kuvendin e Lezhës dhe u vra në betejën e Torviollit me 40 himariotë të tjerë, më 1944. Mërkur Bue Shpata nga Dhërmiu ishte general i pathyeshëm deri në Spanjë. Mërkuri u kthye në legjendë me heroizmat e tij. Një poet i asaj kohe e quan “pasardhësi i Pirros”, duke e krahasuar me Akilin dhe me Alesandrin e Madh. Ndoshta më të shumtët nuk e dinë që e motra e heroit të Revolucionit grek, Marko Boçari ishte martuar në Dhërmi dhe lindi Jan Kocanin, komandantin e shquar. Gjeneral Dhimitër Leka qe himariot. Pikerisht këtij gjenerali, Jeronim De Rada nga Himara, i ka kushtuar vepren e tij të mrekullueshme “Milosaon”. Ishte Pavllo Vretua nga Dhërmiu ai që e ka shkruar dhe botuar librin “Historia e Skënderbeut”! Duke shkruar këto copëza historie, a nuk ka ardhur koha që politika, e sidomos shkenca shqiptare t’i kthejë sytë nga Himara? Ajo qëndron e bukur dhe madhështore, bri maleve të Vetëtimës, anës detiti Jonian, duke folur shqip dhe greqisht. Ushtri të shumta, të huaja, janë turrur me tërbim ne Himarë, por ajo asnjëherë nuk është gjunjëzuar apo nënshtruar, kurrë nuk e ka ndryshuar fenë e saj. 
Origjina pellazge
Sipas Tupiditit dëshmohet si qytet bregdetar i Kaonisë, që nga shek.lV p.e.r. në mesjetë, mes 14 fiseve Ilire, ajo ishte qëndra e rëndësishme administrative me fron princëror. Përsa u tha më sipër, me shum interes janë studimet shkencore, ku dëshmohet se himarjotet janë pellazgw. Kam humultuar, lexuar dhe shkruar shpesh për Himarëan, jo vetëm për të mos harruar por për tua dhënë të gjithëve, për të njohur historinë e saj, e cila është sa e madherishmeaq dhe e lavdishme. Këto janë shumë pak në krahasim me ato që duhen kërkuar dhe faktuar nga historian dhe akademik. Himara si një perëndeshë nuk i bie me qafë askujt, s’grindet, por qesh e këndon. Këtu i ka rrënjët kënga e naleve të Vetëtimës, burrrëria dhe mirësia e saj. Jam munduar që sado pak, me reagimet e mia te trokas në kujdesën e shqipëtarëve dhe të mbroj himarën. Mensoj se me ndryshimet që po vijnë vendi do kurorëzohet ne Europën e bashkuar. Gjithashtu mendoj dhe dëshiroj se gjithçka do të rrjedhë sipas vullnetit të bashkëkrahinasve të mi, përsa i përket problemit të tyre legjitim të pronave. Kam lëshuar rrënje në fshatin tim të lindjes në Ilias, (këtu është ndërtuar kalaja më e vjetër ilire, Ekatafiqi, shek.12 p.e.r). Në Himarë dhe më gjerë, vec hapit tim, dëgjoj mbi tokë dhe hapat e himariotëve të mi. Shoh mirë dhe qartë se himara po kontriubon për integrim. Shqipëria nuk mund të lulëzoj dhe të futet në botën europiane, pa lulëzuar dhe integruar Himarën magjike.