“Efendikoi” i BSPSH dhe i sindikatës së minatorëve Gëzim Kalaja, vendos emrin e tij në hotelin e punëtorëve

887
Sigal

Gazeta Telegraf/


Pushtuesi i pasurive të sindikalistëve


Arjan ZAGORÇANI


Fotoja që po publikojmë sot është një nga abuzimet që “padrinot” e përjetshëm
të sindikatave, kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë me pronat e sindikalistëve, dhënë
prej shtetit për përdorim vetëm për pushimet vjetore të punëtorëve shqiptarë
dhe jo për tjetërsim, por që janë shitur, dhuruar, shkatërruar e kthyer në
troje grataçielash dhe vilash apo futur si kolateral në ish-firmat piramidale për
shkak të huamarrjes miliona dollarë, si dhe janë dhënë me qira, të ardhurat e të
cilave janë zhvatur e po vazhdojnë të zhvaten prej ish-“padrinove” dhe
“padrinove” aktualë të sindikatave e prej familjarëve të tyre. Kjo ndërtesë me
tabelën “Hotel Kalaja” është ish-Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve-Pallati Nr.
1” në Pogradec, me adresë
Lagjja Nr.1, Rruga
“Dëshmorët e Pojskës”
, ish-pasuri e ish-Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë,
dhënë në përdorim Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë (SPMSH), sundimtar
(kryetar) i së cilës prej 24 vitesh është Gëzim Kalaja, prej 16 vitesh edhe
“sulltan” i BSPSH. Kjo ish-shtëpi pushimi punëtorësh është dhënë me qira
(aktualisht të tretëve) dhe përdoret si hotel prej 23 vitesh, kaluar “dorë më
dorë” individësh të përzgjedhur me pazare të pista prej “beut” të përjetshëm të
Sindikatës së Pavarur të (disa ish-spiunë) Minatorëve (puthadorëve) të përzgjedhur
e përdorur për sundimin e tij në krye të kësaj sindikate, prej “Les Valesës
shqiptar”, Gëzim Kalaja (siç u vetëshpallet “sillove” të tij, për shkak të ëndërrimeve
e delirizmave që e bëjnë komik)! Shteti shqiptar, ia ka dhënë këtë ish-shtëpi
pushimi Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë,
  për përdorim për pushimet vjetore të
minatorëve. Në fakt, kjo është dhënë me qira prej 23 vitesh, me vlerë aq sa i
duhen “afendiko” Gëzimit, por që në letra pasqyrohet me vlera të tjera. Nuk e
dimë se kur do të ndalet prokuroria për të zbardhur këtë rast dhënie me qira
“me të dytë e të tretë”, por dimë faktin që Gëzim Kalaja e ka kthyer në hotel
dhe i ka vendosur mbiemrin e tij “Kalaja” kësaj ish-shtëpie pushimi punëtorësh,
prej 24 vitesh dhënë vetëm për shërbime pushimi të minatorëve të Shqipërisë,
pra edhe të atyre që janë vrarë si skllevër edhe për shkak të pazareve të krerëve
të kësaj sindikate me koncesionet e pista të mafies shtetërore të minierave, për
të cilët “agai” i sindikatës Gëzim Kalaja, nuk ka folur asnjëherë), madje nga
milionat e qirave të pronave, as u ka dhënë 1 qindarkë fëmijëve jetimë të këtyre
minatorëve të vrarë! Në vijim, do të publikojmë skandale të tjera…