Edita Tahiri: Rama, lojë djallëzore me Cakajn për ndarjen e Kosovës

580
Sigal

Ish-ministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, në një intervistë për “ABC News” ka komentuar ndryshimet në diplomacinë shqiptare. Ajo tha se ideja e ndryshimit të kufijve është e gabuar dhe Edi Rama nuk duhet të bëhet pjesë e lojërave djallëzore. “Kandidimi i këtij personi nga z. Rama ishte djallëzor.

Nuk është problemi të individi, por te qëndrimet e Z. Rama. Ideja e ndryshimit të kufijve është rrezikshme për gjithë shqiptarët”,- tha Tahiri. Ajo shtoi se “Edi Rama duhet të shprehtë qartë kundër ndryshimit të kufijve. Nuk janë shqiptarët ata që duhet të japin toka për të krijuar Serbinë e Madhe”.