Edi Rama brenda bunkerit: Jam trim i madh!

607
Sigal

Edi Rama pavarësisht nga situata e ndezur në vend dhe thirrjeve të shtuara të ndërkombëtarëve që të ulet në dialog me opozitën, vazhdon që të deklarohet i vendosur, se do të ecë përpara edhe duke zhvilluar zgjedhje mono partiake në 30 qershor. Nga ana tjetër fuqia protestuese e opozitës sa vjen dhe rritet dhe rreziku i një përplasje së madhe mes qytetarëve ditën e zgjedhjeve, sa vjen e bëhet më evident. Kryeminstri Rama nën pretekstin e mbrojtjes së Kushtetutës ndërkohë që vendi prej dy vitesh është pa gardianin e saj, Gjykatën Kushtetuese, duket se po e çon vendin jo vetëm në një ndasi drastike, por edhe drejt një kaosi civil.

Pikërisht këtë situatë hipotetike të zgjedhjeve të 30 qershorit nëse Rama vazhdon që të ecë në këtë rrugë me arrogancë, ka pasqyruar mjeshtri Bujar Kapexhiu në punën e tij të radhës, nëpërmjet një karikature-pamflet në “Mapo”.

Vendosmërinë dhe “trimërinë e madhe” të Ramës dhe levave të tij si Taulant Balla, për të zhvilluar zgjedhje pa të paktën  gjysmën e shqiptarëve që votojnë, ai e ka pasqyruar duke i futur në një bunker nga frika e zemëratës popullore.

Image