#EdheUnë/ Regjisori i njohur i bashkohet fushatës kundër 30 qershorit

578
Sigal

Nga Robert Budina

#EdheUnë

Sepse jam kundër instalimit të diktaturës de facto të bandës së kriminelëve në pushtet, që vjedhin vota me paratë e drogës, miratojnë ligje speciale duke shkelur kushtetutën për të vjedhur pronën e shqiptarëve, nëpërkëmbin dinjitetin e tyre, ju ftoj të bashkohemi të gjithë me profesor Kapexhiun në këtë iniciativë: për lirinë, dinjitetin, kulturën, qytetarinë, kundër rrugacërisë së pushtetit!

O SOT O KURRË!

Kapexhiu: “Më 30 qershor unë do të shkoj në qendrën e votimit. Por do shkoj t’u tregoj të tjerëve që të mos votojnë. Do ti pengoj ata në mënyrë që të dënohem 10 vjet që të mos shkoj jashtë shtetit. Kam vendosur të mos shkoj më jashtë shtetit. As më bën përshtypje fare…”

#EdheUnë