Edhe sot nuk ka lajme të mira nga moti, shira dhe shtrëngata. Zonat problematike

688
Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta vijojnë ndikimin e tyre në territorin shqiptar duke gjeneruar shira të përkohshëm.
Edhe pjesa e dytë e ditës vijon në të njëjtat kushte të motit deri vonë në mbrëmje kur shirat intensifikohen në pjesën më të madhe të vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit pësojnë rënie me 1 – 2°C në orët e para të ditës, por një rritje të lehtë do të shënojnë vlerat termike të mesditës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke bërë që në det dallgëzimi të ulet në 2 ballë.
Sigal