Edhe sot, kalata e anijeve, bosh… asnjë ndryshim për mirë…

573
Sigal

Kjo situatë është për sa u përket të ardhurave të doganës që mbulohen nga përpunimi i anijeve të gazit e naftës, në portin e Petroliferës

Prej disa ditësh, asnjë anije mallrash nuk ankorohet në kalatën e Portit detar të Vlorës, ndërkohë që, një gjendje e tillë vazhdon prej muajsh. E njëjta situatë është dhe ne kalatën e trageteve, ku ankorohet vetëm një traget, por edhe ky me ditë të caktuara, ndikuar dhe nga numri i paktë i njerëzve që lëvizin për në drejtim të Italisë, ndërkohë që, nuk ka asnjë informacion për traget tjetër. Mungesa e anijeve të mallrave në portin detar, lidhet dhe me largimin e shumë bizneseve nga Vlora për në Portin e Durrësit, ku gjejnë më shumë hapësira dhe shpejtësi në përpunimin e tyre, por edhe lehtësira doganore. Largimi i bizneseve për në Portin e Durrësit, ka ndodhur vite më parë, ndërkohë që, ishte premtuar që qeveria do të ndërmerrte politika të tilla për t’i rikthyer këto biznese në Portin e Vlorës. Situata nuk ka ndryshuar edhe pse me ndryshimin e qeverisjes dhe të drejtuesve të portit, u premtua që do të kishte ndryshime dhe Portit të Vlorës, do t’i kthehej rëndësia e duhur. Deri tani nuk ka ndryshuar asgjë, duke krijuar një situatë problematike dhe për sa u përket të ardhurave të doganës, të ardhura, të cilat mbulohen në një masë të konsiderueshme nga përpunimi i anijeve të gazit e naftës, në portin e Petroliferës. Prej vitesh në territorin e portit detar, nuk sheh asnjë mjet ngarkimi, vinç apo mjete të tjera si të tipit”pirun’, ndërkohë që, të vetmet mjete që lëvizin janë disa kamionë, të cilët sjellin nga Italia mallra ushqimorë apo lëndë të parë për ato pak fasone që operojnë në qytet. Në një situatë të tillë është folur që do të ketë një investim të madh për portin detar të Vlorës, por deri tani, mësohet se fondi nuk është miratuar ende. situate në portin e Vlorës, është parë nga afër dhe kryeministri i vendit, gjatë ditëve të qëndrimit të tij në Vlorë, në muajt e verës, por edhe pas interesimit dhe këmbënguljes së tij tek drejtuesit e portit për krijimin e lobingut për rikthimin e anijeve dhe trageteve, përsëri nuk ka asnjë ndryshim. Gjithçka ndodh kur në drejtimin e portit është emëruar Kryetari i PS-së së rrethit Vlorë, i cili më parë ka qenë punonjës policie, në drejtorinë e policisë së Qarkut Vlorë.