Edhe nëse keni pirë duhan, mund të ‘riparoni’ mushkëritë duke ngrënë këto dy fruta

676
Mushkëritë janë organe delikate, që e bën edhe më të tmerrshëm sëmundjen e kancerit në mushkëri.
Por, një studim i ri tregon se dëmi që i është bërë këtyre organeve mund të zvogëlohet, qoftë edhe nëse kjo ka ndodhur për shkak të pirjes së duhanit. Madje, është e mundshme që edhe dëmet e shkaktuara të riparohen, transmeton GazetaMetro.net
Shkencëtarët e Shkollës John Hopkins për Shëndetin Publik, ka ardhur në përfundim se duke ngrënë 2 domate dhe tri porcione mollë në ditë, mund të ngadalësoni rënien e funksionit të mushkërive.
Por kjo vlen vetëm nëse frutat i hani të freskët, ato nuk bën të jenë të konservuara.
Studimi është kryer në 650 persona në vitin 2002, dhe të njëjtit i janë nënshtruar testeve me tepë se një dekadë më vonë.
“Funksioni i mushkërive fillon të pësojë rënie rreth moshës 30 vjeçare, me shpejtësi që varet edhe ka veçoritë individuale. Studimi ynë tregon se duke ngrënë më shumë fruta në baza ditore, mund të ndihmojë të ngadalësohet rënia me kalimin e viteve, e mund edhe të riparojë dëmin e shkaktuar nga pirja e duhanit”, ka thënë Dr. Vanessa Garcia-Larsen, që ka udhëhequr këtë studim.
Sigal