Edhe në ikje, Kaçani i babëzitur i Politeknikut firmosi tender 452 milionë lekë për mobilje zyre

719
Deri në fund të prillit 2016, kur u bën zgjedhjet universitare, ai ishte Rektor i Universitetit Politikenik të Tiranës, ndërsa tashmë është Dekan i një fakulteti brenda këtij universiteti. Por zullumet e tij nuk janë mbyllur e nuk paskan të përfunduar as me largimin nga posti i rektorit. E kemi fjalën për Jorgaq Kacanin, “mikun”, “kërmillin” dhe shërbestarin familjar e “dorë lëpirës” të çdo Ministri Arsimi, të çdo pushteti, të çdo partie, të çdo kryeministri e të çdo rektori të Universitetit të Tiranës. Me këtë “stil zvarrisjesh e shërbesash” ka vegjetuar e është graduar Jorgaqi i Politeknikut në poste universitare, duke hipur e zbritur nga detyra e dekanit, në rektor e anasjelltas. Kujtojmë që gjatë “sundimit” të tij si rektor, financat e universitetit Politeknik janë tjetërsuar në një “pusetë” abuzimesh me bazë korrupsionin nëpërmjet fiktivitetit të investimeve, të shërbimeve e blerjeve me fonde nga buxheti i shtetit dhe të ardhurat e universitetit.

 Po kështu, zullume ka bërë edhe me taksat e studentëve, me fondet praktikave mësimore, dietat e udhëtimeve jashtë shtetit, me fondet e librit shkencor, me pagat, me emërimet, me shpërblimet e me gjithçka që “prodhonte” qoftë edhe 1 qindarkë për… xhepin e tij, madje edhe me tenderët e fshesave e të leckave të pastrimit! Këto ditë, doli në skenë një zullum tjetër financiar me tenderat i bërë prej ish-rektorit tenderxhi Jorgaq Kaçani. Edhe pse ai nuk është më Rektor i Politeknikut, damka abuzive e një skandali të tij është publikuar në “Buletinin e Prokurimeve Publike” Nr. 19, datë 16 Maj 2016, me objekt blerje mobilje luksoze për zyrën, pikërisht ditën që largohej nga ajo zyrë. Pra, Jorgaqi që ua di “kimetin” tenderëve , bëri një tender të tillë me vlerë 452 milionë lekë për blerje mobilje zyre. tashmë tenderi është shpallur për zbatim. Sipas burimeve nga drejtoria e ekonomike-financiare e Universitetit Politeknik, zyra e rektorit dhe zyrat e dekanëve janë të mobiluara me pajisje luksoze dhe ky mobilim i tyre është bërë disa herë nëpërmjet tenderëve fiktivë me blerje me letra fiktive, mbasi ën fakt prej 4 vitesh janë po ato mobilje! Edhe ky tender për blerje mobiljesh është bërë qëllimisht prej Kaçanit, që sipas zërave thuhet se paçka se është bërë tani publikimi për zhvillimin e tenderit të mobiljeve në Buletinin e APP, faktikisht është caktuar firma që do marrë tenderin. Ky tender skandaloz me vlerë 452 milionë lekë, duhet anuluar urgjent, duke u bllokuar zhvillimi i tij, mbasi është vjedhja e fundit që Kaçani ka bërë si rektor kur nuk është më rektor!
Njoftimi zyrtar i tenderit “Kaçani” me vlerë 452 milionë lekë 
Publikuar në “Buletini i prokurimeve Publike” Nr. 19 datë 16 Maj 2016:
Autoriteti kontraktor: Universiteti Politeknik i Tiranës 
Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: “Blerje Orendi dhe pajisje zyre për nevoja të njësive të Universitetit Politeknik të Tiranës”. 
Fondi limit: 37,679,333 (tridhjetë e shtatë milionë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e treqind e tridhjetë e tre) lekë (pa 20% TVSH) 
Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 60 ditë pas datës së lidhjes së kontratës 
Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data: 01. 06. 2016, ora: 10: 00. 
Sigal